Çështja penale ndaj Bektash Zenelit po shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë, pas rekursit të paraqitur nga i pandehuri kundër vendimeve të mëparshme të dhëna nga Gjykatat e Posaçme. Zeneli u arrestua në flagrancë me 7.5 kg kanabis.
Gjatë fjalës së tij, prokurori Arqile Koça tha se kjo çështje ka dy pika kryesore që duhet të shqyrtohen. “Çështja e sotme mbart dy pika kryesore. E para lidhet me njësimin e praktikës dhe po ashtu edhe çështjen konkrete. Ne kërkojmë që seanca të jetë me dyer të mbyllura, për shkak të problematikave që ka çështja. Përsa i përket njësimit të praktikës të jetë e hapur aq sa mund të lejohet, por për çështjen të mos jenë të pranishëm mediat.”, tha ai. Ndërkohë, avokati Luan Hasneziri shprehu dakordësi me prokurorin. “Jam dakord me prokurorin, që për çështjen konkrete të zhvillohet diskutimi me dyer të mbyllura.”, shtoi ai.
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës teksa u tërhoqën për vendim vendosën që seanca gjyqësore do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë është ajo që lidhet me njehsimin e praktikës gjyqësore për masat e sigurisë.
Ndërkohë që pjesa e dytë ku do të trajtohet rasti konkret do të jetë me dyer të mbyllura. Mësohet se relatori i parë, Ilir Panda relaton rrethanat e çështjes në fjalë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se i arrestuari fillimisht është lënë në masën e ‘arrestit në burg’ nga Gjykata e Lezhës.
Mbi bazën e ankimit, Gjykata e Apelit ka vendosur ta çojë të dyshuarin në ‘arrest në shtëpi’, ndërkohë që prokuroria ka paraqitur rekurs dhe kërkon rikthimin e Zenelit në burg.
Relatori Ilir Panda: Relacioni që u është vënë në dispozicion lidhet me të drejtën themelore që trajton Kushtetuta. Në këtë relacion rezulton se në tetor të 2025 policia në zonën e Lezhës ka kryer kontroll në banesën e këtij shtetasi pasi u gjet një sasi lënde narkotike dhe prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit ‘arrest në burg’ dhe arrestimin e ligjshëm. Shkalla e parë gjykata e Lezhës ka vendosur që të pranojë kërkesën e prokurorisë. Ndër të tjera gjykata ka vendosur të zbatoj edhe vendimin unifikues të vitit 2011 të Gjykatës së Lartë, që shërbente për nevojat për caktimin e masave të sigurimit. Nëpërmjet mbrojtësit, i arrestuari ka bërë ankim në Apel dhe më pas gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurimin ‘arrest në shtëpi’. Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs prokurori dhe ka kërkuar ndryshimin e vendimit të Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë. Lidhur me ndryshimin e pjesshmen të praktikës gjyqësore të njësuar, me arsyetimin se disa vendime kërkojnë shqyrtim të posaçme dhe me këtë argument çështja kaloi në shqyrtim të Gjykatës së Lartë.
1-arsyetimi i caktimit të masë së sigurimit me karakter shtrëngues.
2-masa duhet të jete në përputhje edhe me marzhin e dënimit që ka vepra.
3-masa nuk aplikohet kur i pandehuri paraqet prova pozitive. Vendimi unifikues i vitit 2011 është aplikuar deri më tani nga të gjitha gjykatat, por në këtë praktikë kolegjet e bashkuara kanë arritur në përfundimin se duhet që të rishikohet vendimi përsa i përket masave të sigurimi dhe llojin e masës së sigurimit të zgjedhur veçanërisht asaj arrest në burg.
Prokurori: Konventat thonë se pavarësisht se një shtetas është i paraburgosur ai duhet te gjykohet brenda një afati të arsyeshëm. Kufizimi i lirisë sipas ligjit nuk mund të jetë represiv, por nga ana tjetër jepen garancitë qe personi nën hetim të mos i shmanget gjykimit në një shtet të së drejtës
Gjyqtari Enton Dhimitir: Pyetja që lind natyrshëm është se përse duhet ta ndryshojnë pas asaj që ne kuptuam nga relacioni juaj, nëse ndryshimet e ligjit të vitit 2017 janë në bazë të standardeve europiane atëherë pse lind nevoja për ndryshim.
Prokurori Arqile Koça: Në marrim parasysh e asaj që duam të arrij, por të arrijnë objektivat për përmirësimin e legjislacionit.
Gjyqtari Enton Dhimitri: Barra e provës i takon prokurorit, nëse ne themi që prokurori ka për detyrë përshtatshmërisë së masave të kërkuara, pas gjykata ka detyrimin te arsyetoje papërshtatshmërinë apo përshtatshmërinë e masave?
Prokurori Arqile Koca: Sistemi i drejtësisë penale përbëhet nga OPGJ prokuror dhe gjykatë, nesë në disiplinojmë gjykatën automatikisht kemi disiplinuar prokurorin. Nëse prokurori e bind gjykatën, e bind nëse jo nuk e bind dhe nuk e merr atë masë që kërkon. Ne duhet që të arrijmë tek harmonizimi. Unë kam merakun që në arsyetimin tuaj te jeni të kujdesshme që të jetë në harmoni. Masat alternative ne realitetin shqiptarë janë të pazbatueshme. Ajo qe unë them është që gjykata duhet të arsyetoj si do zbatohet, se kush do na sigurojë që ky person do të na vij në gjyq. Gjykata ushton presion mbi prokurorin dhe prokurori mbi policinë. Ju jeni autoriteti më i lartë në gjyqësor të bëj ketë gjë, ato gjykata që janë në shkallë hierarkike me poshtë. Ju bëni presion mbi gjykata ata do të bëjnë presion mbi prokurorin dhe mbi policinë.
Gjyqtari Sandër Simoni: A mendoni se kolegjet e bashkuara duhet të bëjnë një diference të natyrave të veçanta të veprave penale. A duhet që kolegjet të bëj një diferencim për veprat penale të lehta me ato të renda?
Prokurori Arqile Koca: Konventa e Palermos konsideron krim të rend atë vepër që parashikon dënimin me shume se 4 vjet. Kjo gjë do shume kujdes, në mënyre që sentencat kur të njësohen të mos jene kategorike se nëse do të jene të tilla do të këtë probleme.
Gjyqtare Arbena Ahmetaj: Rrethanat e rrezikshmërisë janë vetëm ato qe janë të përcaktuara në legjislacion apo prokuroria mund të bëj një liste plotësuese? Po ashtu edhe në lidhje me natyrën e një personit?
Prokurori Arqile Koça: Ne mund te japin një liste orientuese, nuk mund të jetë ezauruse, për barrën e provës, gjykata në bazë të tagrave që ka mund të bëj edhe vlerësimin e masës. Shkalla e parë analizon faktin, apeli po ashtu edhe vizionin ndërsa gjykata e lartë shikon ligjin.
Gjyqtari Sokol Ngresi: Çfarë efekti do te këtë qëndrimi i kolegjeve te bashkuara në lidhje me ketë çështje.
Prokurori Arqile Koca: verifikimi i masës së sigurimit shikohet nëse palët duhet të shohin nesë qëndrojnë apo nuk qëndrojnë këto masa. Opsionet janë ose ta kthejnë ose ta zgjidhin vet gjykata e tjera. Kjo nuk është një pavlefshmëri absolute nuk është relative.
ARRESTMI I ZENELIT
Zeneli është përfshirë në një nga dosjet që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal që operonte mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Hetimet për këtë çështje u zhvilluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Limit”, i cili çoi në arrestimin dhe ndjekjen penale të disa personave të dyshuar për trafik droge.
Dosja tashmë është marrë në shqyrtim nga kjo gjykatë, e cila do të vendosë mbi vlefshmërinë e pretendimeve të paraqitura në rekurs.
