Pas një seance maratonë 12-orësh, Kuvendi ka miratuar projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave me 76 vota pro, ndërsa dy kërkesat e PD dhe PL për ngritjen e dy komisioneve hetimore për Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe AKSHI-n, u rrëzuan me shumicë votash.

Sic raporton gazetari i News24, Ergys Gjençaj, PS rrëzoi me 75 vota kundër dhe 28 pro kërkesën e PL-PD për komisionin hetimor parlamentar për ARRSH.

Edhe kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor për AKSHI-n u rrëzua nga PS me 76 vota kundër dhe 28 pro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb