Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të Pashkëve me Ukrainën

Siç u bë e ditur, “me vendim të Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, një armëpushim do të hyjë në fuqi nga data 11 prill deri në fund të 12 prillit 2026”.

Kremlini vuri në dukje se pret që pala ukrainase të ndjekë të njëjtin qëndrim, duke miratuar një armëpushim përkatës për periudhën e Pashkëve.

Sipas deklaratës, forcat ushtarake ruse janë urdhëruar të ndërpresin operacionet në të gjitha frontet, duke mbetur në gatishmëri për t’iu përgjigjur veprimeve ose provokimeve të mundshme agresive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb