Java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore” nis të shtunën në Vlorë me një përballje direkte për mbijetesë. Flamurtari do të presë Vorën në stadiumin e tij, në orën 19:00, duke synuar të marrë pikët e plota për të ruajtur shanset për mbijetesë. Nga ana tjetër, FK Vora do të kërkojë të marrë rezultat pozitiv në transfertë.

Të dielën, Tirana do të përballet me Egnatinë në “Selman Stërmasi”, në orën 16:00. Bardheblutë do të kërkojnë rikthimin te fitorja pas barazimit të javës së kaluar, ndërsa Egnatia do të synojë të marrë pikët e plota.

Mbrëmjen e së dielës, Vllaznia do të luajë ndaj Teutës në “Loro Boriçi”, në orën 19:00. Kuqeblutë do të kërkojnë fitoren e radhës për të forcuar pozicionin në krye të tabelës, ndërsa Teuta synon surprizën në transfertë.

Të hënën, Bylis do të presë Dinamo City në stadiumin “Adush Muçaj”, në orën 16:00. Dinamo City kërkon fitoren për të mbajtur gjallë shanset për vendin e katërt dhe pjesëmarrjen në Final Four, ndërsa Bylis synon të ruajë maksimumin për objektivin mbijetesë.

Mbrëmjen e së hënës, AF Elbasani do të presë Partizanin në “Elbasan Arena”, në orën 19:00. Partizani kërkon rikthimin te fitorja për të ruajtur vendin e katërt, ndërsa AF Elbasani synon triumfin në shtëpi për të forcuar pozicionin e saj në renditje.

Java e 31-të pritet të sjellë emocione dhe rivalitet të fortë në fushë, pasi çdo pikë është e vlefshme për kreun dhe për mbijetesën.

Superliga
Superliga

JAVA 31
Flamurtari – FK Vora, 11 prill 2026, ora 19:00 Stadiumi “Flamurtari”
Tirana – Egnatia, 12 prill 2026, ora 16:00, stadiumi “Selman Stermasi”
Vllaznia – Teuta, 12 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Loro Boriçi”
Bylis – Dinamo City, 13 prill 2026, ora 16:00, stadiumi “Adush Muçaj”
AF Elbasani – Partizani, 13 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Elbasan Arena”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: