Policia e Fierit ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi akuzohet për plagosje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Cakran.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier vunë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.”, sqaron policia.
