Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën nga Asambleja e Partisë Socialiste në Lushnjë, duke deklaruar se “ditën dhe natën ligjin e bën thashethemi”.

Rama u shpreh se pretendimet për bllokimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian janë “gënjeshtër me 7 gishta”, duke i cilësuar akuzat e opozitës si të pavërteta dhe të ndërtuara mbi thashetheme.

Ai theksoi se procesi politik i socialistëve lidhet me vijimin e reformave dhe avancimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimi Evropian, duke shtuar se synimi është afrimi më i madh me qytetarët dhe informimi mbi punët e qeverisë.

Rama: Lufta për kryeqytetin e socialistëve ku do të bëhen dhe zgjedhjet për kryetarët dhe bashkëkryetarët, më pas duke dale dhe në komunitet, në fazën ku do të bëhen dhe zgjedhjet për kryetarët e njësive. Ky është sebepi, por jo motivi kryesor se pse ne e pamë të udhës që të bëjmë këtë fushatë mund ta quajmë komunikimi, pasi motivi kryesor lidhet me momentin që çuarjes para të negociatave për anëtarësim dhe mbyllje të tyre, që të jemi pranë njerëzve për të informuar për punët e Shqipërisë, për të cilat shqiptarët shohin dhe dëgjojnë pak ose aspak. Ditën dhe natën ligjin e bën gënjeshtra, thashetheme, gjysmë e gënjeshtra, që është dhe pjesa më e madhe, sajesa. Përveç atyre që na kanë dhënë votën dhe mbështetjen, askush tjetër, nuk na e fal dhe nuk do t’ia di për atë fitore që morën dhe pse na zgjodhën. Por do sherr dhe shamata, thashetheme, llucë e baltë. Kjo bie dhe mbi ju, ata që na kanë dhënë votën. Të rrish dhe dëgjosh vetëm keq e zi, diçka ndodh në aspektin e motivimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: