Kontrolli i Ngushticës së Hormuzit mbetet një pikë kritike në bisedimet e drejtpërdrejta që po zhvillohen midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Islamabad, shkruan “Financial Times”.

Në veçanti, sipas mediave ndërkombëtare ndërsa diskutimet mes delegacionit të Iranit dhe të SHBA vazhdojnë, kërkesa për rihapjen e ngushticës së Hormuzit, ka mbetur një çështje kritike dhe ka sjellë debate.

Siç shkruan Financial Times, Irani këmbëngul në ruajtjen e kontrollit të rrugës ujore dhe në mundësinë e vendosjes së taksave për anijet.

Negociatorët iranianë po hedhin poshtë opsionet për “kontroll të përbashkët”, pavarësisht takimit të nivelit të lartë të mbajtur midis zëvendëspresidentit të SHBA-së J. D. Vance dhe udhëheqësit të kohës së luftës të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Pritet që diskutimet mes palëve të vazhdojnë.

Në të njëjtën kohë, Al Jazeera raporton se negociatat mund të zgjasin gjithë natën, ndërsa gjatë pushimit të shkurtër që u zhvillua më parë, përmes mesazheve me tekst, të dy palët panë se mund të arrinin një pikë kontakti.

Delegacioni iranian ka pasur një ditë të ngarkuar me takime edhe me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif para nisjes së negociatave. Ndërkohë, gazetarët e mbledhur jashtë vendit të takimit raportojnë lodhje dhe mungesë të një përparimi konkret.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: