Ndërsa bisedimet po zhvilloheshin në Islamabad, ushtria amerikane tha se dy anije shkatërruese kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit përpara punimeve të pastrimit të minave.

Ishte hera e parë që anijet ushtarake amerikane kalonin nëpër ngushticë që nga fillimi i luftës.

Megjithatë, media shtetërore iraniane tha se komanda e saj e përbashkët ushtarake e mohoi këtë.

Duke folur më parë, përpara se bisedimet të ndërpriteshin, Donald Trump tha: “Po e kalojmë ngushticën. Nëse arrijmë një marrëveshje apo jo, nuk ka rëndësi për mua.”

“Forca të tjera amerikane, duke përfshirë dronë nënujorë, do t’i bashkohen përpjekjeve të pastrimit në ditët në vijim”. thuhej më tej në deklaratë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb