Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq pranë ringut në një ndeshje të UFC-së në Miami të shtunën në mbrëmje, i shoqëruar nga fëmijët e tij, Ivanka, Tiffany dhe Don Jr., si edhe nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Ditën e sotme u raportua gjerësisht se Ivanka Trump kishte ardhur sërish në Vlorë, ndërsa u përfol edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Megjithatë, Ivanka Trump, siç duket qartësisht edhe në pamjet e publikuara nga UFC por edhe familjarë të saj, ndodhej së bashku me babain dhe njëherazi presidentin Donald  Trump në eventin UFC 327, të zhvilluar në Miami.

Kjo distancë gjeografike do ta bënte të pamundur një udhëtim të Ivanka Trump drejt Shqipërisë, pasi ndeshja filloi në orën 21:00 me orën lindore të SHBA, e cila përkon me orën 03:00 në Shqipëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb