Një zhvillim i ri është shënuar në çështjen e vrasjes së Martin Çeço në Korçë, ku e akuzuara për moskallëzim krimi, Martina Pajollari, ndodhet prej dy javësh në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Vendimi erdhi pas përfundimit të afateve të paraburgimit, ndërsa më herët mbrojtja e saj kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm nga burgu i Pojskës, ku ajo mbahej e izoluar.

Ky nuk është rasti i vetëm në këtë dosje, pasi vetëm dy muaj më parë edhe tre të akuzuarit e tjerë u liruan nga qelia për të njëjtën arsye, përfundimin e afateve të paraburgimit.

Sipas akuzës, Pajollari dyshohet se ka nxjerrë në pritë viktimën dhe më pas nuk ka kallëzuar krimin, duke u përfshirë në mënyrë indirekte në ngjarjen e rëndë.

Çështja e vrasjes së Martin Çeços ka kaluar një proces të gjatë dhe të ndërlikuar në sistemin e drejtësisë, ndërsa pritet që në vijim të zhvillohen seanca të tjera gjyqësore për zbardhjen e plotë të saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb