Gjatë takimit me operatorët turistikë në Vlorë, kryeministri Edi Rama foli dhe për investimin e vajzës së presidentit amerikan Donald Trump në ishullin e Sazanit.
Rama tha se negociatat ende nuk kanë përfunduar dhe se shteti shqiptar do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë projektin në ishull.
Ai bëri me dije se projekti i ndërtimit ka ndryshuar dhe se janë planifikuar më pak ndërtime.
“Sazani është i Shqipërisë dhe do të mbetet i Shqipërisë. Ne akoma dhe sot nuk i kemi mbyllur negociatat për Sazanin. Shqipëria do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë ishullin. Dhe në këtë pikë shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti. Nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin.
S’do jetë resort i mbyllur, s’do bëhet rezervat i privilegjuar. Projekti i Sazanit ka ndryshuar ë proces. Ato do të ketë shumë pak ndërtime dhe do të ketë një profil kulturor, artistik të rëndësishëm. Do të jetë një nga projektet më të bukura të zhvilluara në Mesdhe. Kjo do sjelli vetëm të mira për Vlorën”, tha Rama.
