Aurel Marku, lojtari i Bylisit komentoi barazimin 1-1 ndaj Dinamos.
“I mërzitur, për si shkoi loja. Dinamo na rrezikoi vetëm te rasti i golit përveçse qarkullimit të topit mbrapa. Por në këtë fazë të kampionatit, e rëndësishme është çdo pikë.
Brenda grupit jemi të gjithë duke hyrë çdo ndeshje për fitore. Kemi edhe pesë ndeshje, për ne janë pesë finale. Futemi çdo ndeshje për 3 pikët.
Dimov? Është lojtar me shumë eksperiencë. Ndihmon dhe flet gjatë stërvitjes, por edhe në ndeshje. E kam disi më të lehtë me Dimov, ndihmon shumë në fazën mbrojtëse. Largim nga Bylisi? E rëndësishme është që të mbijetojmë, të tjerat janë në plan të dytë për momentin. Të shohim në verë se nuk i dihet. Fokusi im është 100% për Bylisin, që të shpëtojë sezonin”.
