Në Tiranë ka nisur sot Samiti i IV i Diasporës, që zhvillohet më 13–15 prill me logon “Përmes rrënjëve lartësohemi”.
Samiti mbledh përfaqësues të diasporës shqiptare, institucione shtetërore, biznesin, akademinë dhe shoqërinë civile.
Gjatë tre ditëve do të zhvillohen 18 panele që do të trajtojnë bashkëpunimin ekonomik, investimet e diasporës, turizmin, arsimin, inovacionin, digjitalizimin dhe ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor.
Në ceremoninë e hapjes në Pallatin e Kongreseve, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekoroi disa personalitete të diasporës shqiptare.
Gentian Toshkëzi – Kalorës i Urdhrit Suprem të Shqiponjës
Lorik Cana – Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut
Klarita Gërxhani – Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik
Shqiponjë Telhaj – Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik
Markus Schuhmann – Oficer i Urdhrit të Skënderbeut
Anders Lindberg – Oficer i Urdhrit të Skënderbeut
Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.
