Pogradeci synon ngjitjen në Abissnet Superiore. Për këtë presidenti Armand Lilo ka vendosur 50 mijë euro premio për fitoren ndaj Laçit, si edhe 100 mijë euro për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.
E pazakontë është se vetë klubi e ka zyrtarizuar premion në rrjetet sociale.
Postimi i Pogradecit:
“Presidenti Armand Lilo ka vendosur një premio prej 50,000€ për ndeshjen e rëndësishme ndaj Laçit, ndërsa ka shpallur edhe një shpërblim prej 100,000€ për arritjen e objektivit madhor: ngjitjen në Superligë.
Një vendim që tregon qartë ambicien, besimin dhe përkushtimin maksimal të klubit për këtë moment vendimtar të sezonit. Kjo nuk është thjesht një shpërblim financiar, por një mesazh i fortë për skuadrën: të japë gjithçka në fushë dhe të luftojë deri në fund për fanellën dhe qytetin
Tashmë topi është në këmbët e lojtarëve, të cilët kanë një motivim ekstra për të dhënë maksimumin dhe për të bërë krenar çdo tifoz të Pogradecit. Mbështetja e klubit, e presidentit dhe e tifozëve krijon një atmosferë të jashtëzakonshme, ku besimi për sukses është më i madh se kurrë”.
