Një alarm i rëndë është ngritur në Turqi, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në provincën e Şanlıurfa, duke plagosur të paktën 16 persona.
Sipas mediave turke, ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, më 14 prill, kur një burrë i paidentifikuar përdori një armë gjahu dhe qëlloi brenda ambienteve të shkollës. Forcat mjekësore dhe policia u drejtuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa një njësi speciale rrethoi godinën.
Autoritetet raportojnë se shumë nxënës, në panik, u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar sulmit, ndërsa pjesa më e madhe e shkollës u evakuua me shpejtësi. Të plagosurit janë transportuar në spitale pasi morën ndihmën e parë në vendngjarje.
Sipas guvernatorit të provincës, Hasan Şıldak, autori i dyshuar është një ish-nxënës i shkollës, i lindur në vitin 2007, i cili më pas dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Dëshmitarë okularë kanë përshkruar skena paniku dhe të shtënash të shumta brenda dhe jashtë shkollës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit.
UPDATE: At least 16-18 people injured in shooting at high school in Siverek area of Sanliurfa, Turkey. 17-year-old gunman took his own life. https://t.co/FQGVVJOCna
— AZ Intel (@AZ_Intel_) April 14, 2026
#BREAKING A teenager opened fire at a school and wounded at least 16 people, including students and teachers, before killing himself in Turkey's southeastern province of Sanliurfapic.twitter.com/xGh0ZmlO6Y
— Guy Elster גיא אלסטר (@guyelster) April 14, 2026
ŞANLIURFA'DAKİ LİSEDE SİLAHLI SALDIRI: YARALILAR VAR
Okula giren saldırgan rastgele ateş açtı! İşte olay yerinden ilk görüntülerhttps://t.co/01ehlYxEwOVideo: DHA pic.twitter.com/GVLi4Ddl2m
— NTV (@ntv) April 14, 2026
