Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, si dhe të pandehurve të tjerë në këtë proces.

Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 27 prill, në orën 12:00.

Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe, sipas raportimeve, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me arsyet e mungesës së tij. Po ashtu, bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e tij dhe nuk ka vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës.

Gjatë seancës, avokati i Veliajt kërkoi respektimin e të drejtave procedurale, duke theksuar se i pandehuri duhet të jetë i njoftuar në mënyrë të rregullt dhe të shprehë vullnetin e tij për pjesëmarrje në proces.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb