Muriqi u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e Mallorcas në La Liga me 55 gola. Sulmuesi dardan la pas një legjendë si Samuel Eto’o, me kamerunasin që në vitet 2000-2004 ia doli të shënonte 54 gola në kampionat.

Eto’o, përmes një video-mesazhi, bëri një urim të veçantë për Muriqin.

“Vedat, përshëndetje nga Kameruni. Dua të të përgëzoj. Jam i lumtur për atë që ke arritur. E di se të është dashur shumë, shumë punë. Por dua që të vazhdosh, të kënaqesh dhe ta bësh RCD Mallorcan tonë edhe më të madhe”.

“Urime edhe një herë për ty dhe për të gjithë bashkëlojtarët që të kanë ndihmuar ta arrish këtë sukses. Urime!”, deklaroi Eto’o.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb