Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mashtron fermerët kur thotë se vendet anëtare të BE nuk subvencionojnë më naftën për fermerët.

Ai u shpreh se pika e parë në rendin e ditës së seancës plenare, duhet të ishin skandalet dhe vjedhjet e kryera nga Rama dhe ish zëvendës kryeministrja Belinda Balluku.

“Ky Kuvend nuk mund të ketë në agjendë asgjë tjetër veçse vjedhjet e binomit Rama-Balluku. Çështja e dytë që duhet zgjidhur është ajo e naftës. Kreu juaj u deklaroi socialistëve në Lushnje se Europa nuk subvencionon më naftë. Mashtrim i paskrupullt. Ju që qeshni bëni skllavin këtu. Gjeni një vend anëtar të BE që nuk e subvencionon naftën për fermerët, ose damkosni drejtuesin tuaj si mashtrues ordiner dhe të rikthejmë me ligj subvencionin e naftës duke hequr nga ajko çdo taksë për fermerët dhe transportin publik. Të bëhet një ndërhyrje urgjente”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb