Më në fund është arritur një dakordësi mes operatorëve të shërbimit të transportit publik, që do të çojë drejt normalizimit situatën, pas disa ditëve kaotike me reduktim të flotës ë autobusëve deri në 60%.

Burime bëjnë me dije se është arritur një dakordësi mes operatorëve dhe ministrivë përkatëse. Fillimisht do të paguhen nga ana e shtetit një subvencion prej 50 lekësh për litër nafte në 3 muajt e parë, ndërkohë që kushtet do të diskutohen sërish pas përfundimit të kësaj periudhe.

“Patëm një takim me ministren e Ekonomisë DHE ministrin e Infrastukturës dhe u dakortësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do ketë subvension lekë për litër, por do të jetë në diskutime si vlerë. Nga sot do të vazhdojë transporti me kapacitet të plotë sepse dhe operatorët duan ta ofrojnë shërbimin siç duhet për shkak të asaj që u pa këto dy ditë. Do të kemi dhe takim tjetër javën që vjen për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike si TVSH, akcizë dhe kategoritë që udhëtojnë falas”, njoftoi Shoqata e Transportit Urban.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb