Kryeministri Edi Rama nisi sot vizitën e punës në Romë, ku u prit në ceremoni zyrtare nga kryeministrja Giorgia Meloni në Pallatin Chigi.
Siç e ka kthyer në traditë, edhe takimin e sotëm kryeministri e ka nisur me gjestin e përuljes para Melonit.
Rama zhvilloi më pas me të një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.
Vizita e kryeministri Rama në Romë dhe më pas në Barcelonë zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.
