Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor.

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, dhe Benjamin Netanyahu arritën marrëveshjen pasi folën me presidentin e SHBA-së, postoi Trump në Truth Social.

Armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 17:00 sipas kohës lindore të SHBA-së.

Armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 17:00 sipas kohës lindore të SHBA-së.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe sekretari i shtetit Marco Rubio tani do të punojnë me të dy vendet “për të arritur një PAQE TË QËNDRUESHME”, tha Trump.

Trump përsëriti më pas frazën e tij të përdorur shpesh se ai ka zgjidhur nëntë luftëra dhe se “kjo do të jetë e 10-ta ime”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb