“Ishte negativ sulmi i fundit i lidhur përsëri me qëndrimin e Italisë ndaj luftës në Iran”. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke iu përgjigjur gazetares së Fox neës, Maria Bartiromo (së cilës iu dha shtetësia italiane nga qeveria shtatë muaj më parë), ai shpjegoi se marrëdhënia midis tij dhe Italisë nuk është më e njëjtë.

“Kushdo që refuzoi ndihmën e tyre në menaxhimin e situatës me Iranin, ne nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie me atë vend. Vetëm që ta dini: Italia merr sasi të mëdha nafte nga Ngushtica”, tha Trump.

Qëndrimi i kryeministres mbetet i pandryshuar, pa asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj presidentit amerikan.

Por disa pasazhe të deklaratave të saj së bashku me Volodymyr Zelensky, të pritura në Palazzo Chigi, nuk kalojnë pa u vënë re.

Zelensky konfirmoi se “Italia është gjithmonë në anën e Kievit”. Si kur ajo theksoi rëndësinë e “soliditetit të aleancës euroatlantike, sepse një Perëndim i ndarë, një Evropë e përçarë do të ishte e vetmja dhuratë e vërtetë që mund t’i jepnim Moskës”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb