Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Gramshit, ku një person dyshohet se ka humbur jetën gjatë eksplorimit në natyrë.
Sipas njoftimit nga shërbimi zjarrfikës, ai ka rënë në Ujëvara e Sotirës dhe dyshohet se është pa shenja jete.
Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se personi që ka humbur jetën është shoferi i guidës që po shoqëronte vizitorët.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit të MZSH-së për ndërhyrje dhe verifikim të situatës.
Ndërkohë pritet konfirmimi zyrtar i rrethanave të ngjarjes dhe identitetit të viktimës, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin në terren.
