Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Bicaj-Kukës ku ka humbur jetën një 64-vjeçar, si pasojë e përplasjes me një automjet.
Policia njofton se, ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj – Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.
Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kukës/ Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj – Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.