Një zjarr i madh shpërtheu këtë mëngjes në një fshat bregdetar në Sabah, Malajzia, duke shkatërruar të paktën 1,000 shtëpi dhe duke lënë mijëra persona pa strehë, pa raportime për viktima, sipas autoriteteve.
Zjarri ra në një zonë të ndërtuar mbi shtylla në distriktin Sandakan, ku shumë banesa prej druri janë të vendosura shumë pranë njëra-tjetrës dhe strehojnë disa nga komunitetet më të varfra të vendit.
Shefi i policisë lokale, George Abd Raqman, e përshkroi ngjarjen si një “katastrofë të trishtueshme me përmasa të mëdha”, duke theksuar se rreth 9,007 banorë janë prekur nga zjarri, sipas raportimit të The Star.
Departamenti i Zjarrfikësve të Sabahut bëri të ditur se u njoftua për incidentin rreth orës 01:32 sipas kohës lokale dhe dërgoi 37 efektivë në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët.
Sipas autoriteteve, zjarri u përhap me shpejtësi në rreth 1,000 banesa mbi ujë, duke përfshirë një sipërfaqe prej afro 40 akrash, dhe duke i shkatërruar ato plotësisht. Deri tani nuk raportohet për të vdekur apo të plagosur, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit dhe menaxhimin e pasojave për banorët e prekur.
A huge fire tore through the floating village of Kampung Bahagia in Sabah, Malaysia, destroying more than 200 homes and leaving over 400 people displaced.
The blaze spread quickly overnight because of strong winds and tightly packed wooden houses. pic.twitter.com/n2qQ4f6WQp
— Al Jazeera English (@AJEnglish) April 19, 2026
