Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet në shumicën e degëve të saj.
Duke votuar në degën numër 5, sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka u shpreh se, kjo është një ditë me rëndësi për të gjithë anëtarët e familjes politike të PD-së.
Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:
Zgjedhja e drejtuesve në degët e Partisë Demokratike është një ditë me rëndësi për të gjithë anëtarët e familjes sonë politike.
Këtu jemi te Dega 5 Tiranë. I uroj suksese kandidatëve, Artur Mahmutaj, Erion Dizdari dhe Fatmir Myrtaj!
