Irani ka bërë të ditur se nuk do të dërgojë një delegacion për bisedime në Pakistan për sa kohë që, sipas tij, vazhdon ajo që e cilëson si “bllokadë detare”.

Lajmi është raportuar nga agjencia iraniane Tasnim News Agency, e cila citon burime pranë ekipit negociues iranian.

Sipas raportimit, pala iraniane ka deklaruar se “për sa kohë që njoftimi i Donald Trump për një bllokadë detare ndaj Iranit mbetet në fuqi, nuk do të ketë negociata”. Ky qëndrim vjen në një moment tensionesh të shtuara mes Teheranit dhe Uashingtonit, ku diskutimet diplomatike për rifillimin e dialogut kanë mbetur të pasigurta.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi kushtet e mundshme për rikthimin në tryezën e bisedimeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: