Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe te Paketa e Maleve, si dhe te ligji i ri për portet turistike.
Rama hodhi poshtë zërat se qeveria po ua jep portet oligarkëve, duke theksuar se ligji i ri është i domosdoshëm për të shmangur zvarritjen e investitorëve.
“Thanë që qeveria po ia jep portet oligarkëve. Ndryshimi është i domosdoshëm për të mos penguar dhe marrë zvarrë investitorët që investojnë në bregdet, dhe vijnë me një projekt që ka një marrin të vogël dhe përgjigja që marrin e merr lejen për këtë pjesën tjetër po për Marinën duhet tender me ligjin ekzistues pasi deti është në administrimin total të shtetit, për portet turistike që nxjerr në garë qeveria, bëhet garë, ndërsa t’i thuash tjetrit investoje gjithë këtë këtu, por për parkimin do bëhet garë. Do bëhen territore luftërash. Jemi një vend që kemi defiçiencë shumë të madhe me pikat e ankorimit në det. Flitet dhe për porte të vogla. Flitet për çdo gjë në mënyrë të mbrapsht, nuk kanë faj kanë vite që nuk kanë lidhje me punët e shtetit. Paketa e Maleve nuk hap rrugën e investimeve në parqet kombëtare, por lejon që edhe në territore të zonave të mbrojtura mund të investohet për zhvillime jo masive”, u shpreh Rama.
