Klubi i Trabzonspor u ndal në një barazim 1-1 në shtëpi përballë Bashakshehir, duke humbur hapin e dy ekipeve që kishte më lart në renditje e luajtur për kualifikimin e mundshëm në Ligën e Kampioneve.
Në këtë ndeshje, Ernest Muçi ishte kthyer nga dëmtimi por qëndroi gjatë gjithë kohës në pankinë, duke mos dhënë kontributin e tij edhe pse sipas mediave turke kishte pasur një bashkëbisedim mes tij dhe trajnerit Fatih Teke për minutat e fundit të takimit. “A mund të luash 10-15 minuta nëse ndjehesh rehat?”, kishte qenë pyetja e trajnerit, për të cilat Muçi ishte përgjigjur negativisht, duke qëndruar jashtë fushës së lojës gjatë kësaj ndeshje.
Sipas mediave turke, ky refuzim për të luajtur i Muçit, kishte lidhje me dëmtimin, por edhe me situatën e tij kontraktuale. Aludohet se shqiptari tashmë është i shqetësuar se Trabzonspor nuk po blen kartonin e tij nga Beshiktash duke e lënë në ajër të ardhmen.
Ndaj ai nuk ka dashur të rrezikojë një dëmtim që mund ta linte jashtë deri në fund të sezonit, duke hedhur në erë çdo ide për transferim përfundimtar nga Beshiktashi.
