Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami Frashërit” në Tiranë, në kuadër të një operacioni për goditjen e call center-ave.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet franceze.

Gjatë aksionit është shoqëruar të paktën një punonjës policie, ndërsa nuk përjashtohet që numri i personave të përfshirë të rritet në vijim të hetimeve.

Po ashtu, mësohet se janë duke u ushtruar kontrolle në vendet ku dyshohet se është ushtruar veprimtaria e kundërligjshme, si dhe në banesat e të hetuarve, me qëllim ndalimin e tyre dhe sigurimin e provave të tjera. Sipas burimit, operacioni është duke vijuar dhe nuk ka ende konkluzione paraprake, pasi po vlerësohen edhe provat e reja që po sekuestrohen.

Një javë më parë, bazuar në një hetim të kryer prej Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me autoritetet austriake, u zbulua një skemë e gjerë mashtrimi kompjuterik me qendër të aktivitetit në Tiranë, prej nga zhvateshin qytetarë evropianë, kanadezë dhe amerikanë.

Po ashtu, hetimet e SPAK në bashkëpunim me autoritetet e drejtësive të disa vendeve evropiane, kanë zbuluar në vite skema të shumta të mashtrimit përmes call-center që u kanë shkaktuar dhjetra miliona euro dëme qytetarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb