Finalja e Kupës së Shqipërisë për vajza për edicionin 2025/2026 do të vendosë përballë këtë edicion Apoloninë dhe Teutën, dy skuadra me histori dhe ambicie të ndryshme.
Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datën 12 maj si ditën e finales së madhe, që do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 17:00.
Teuta ka shkruar historinë me kualifikimin e parë në një finale të Kupës së Shqipërisë, një arritje e rëndësishme për klubin durrsak dhe një tregues i progresit të tij në futbollin e vajzave. Nga ana tjetër, Apolonia vjen në këtë finale si kampione në fuqi, me synimin për të mbrojtur trofeun.
