Arrestohen dy persona nga policia e Tiranës. Dy të shtetasit e moshës 29 dhe 39-vjeç ishin shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në momentin e arrestimit 29-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Njoftimi i policisë;

Kapen dhe vihen në pranga 2 nga shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët akuzohen si pjesëtarë të këtyre grupeve. Në momentin e kapjes, njërit prej tyre iu gjet sasi Kokaine.

Shkon 22 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit të koduar “Final”, që u zhvillua 1 ditë më parë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, pas 3 muajsh hetime në drejtimin e Prokurorisë, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit R. S., 29 vjeç dhe R. K., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës iu ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në momentin e kapjes, 29-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: