Policia e Tiranës bën me dije se trupi i pa jetë i një shtetaseje të huaj, R. T., 28 vjeçe, është gjetur në një apartament me qira ditore në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 28-vjeçarja e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb