Gjykata e Gjirokastrës liroi nga burgu 3 të arrestuarit pas vrasjes së 30-vjeçarit Endri Goxhaj në Memaliaj, duke caktuar për Dali Nelajn, Aldo Kalemin dhe Ermal Matajn masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 21 prillit në Memaliaj, ku nga hetimet rezulton se vrasja ndodhi pas një konflikti të çastit mes një grupi prej shtatë personash. Gjatë përplasjes, dyshohet se viktima Endri Goxhaj qëlloi i pari në drejtim të Dali Nelajt, duke e lënë këtë të fundit të plagosur. Pas kësaj, reaguan edhe vëllezërit e të plagosurit Donaldo dhe Marjaldo Nelaj, të cilat qëlluan me armë ndaj Goxhajt, i cili ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital.

Për këtë aryse, Dali Nelaj nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, ku u paraqit vetëm Aldo Kalemi, i cili është vjehrri i tij. Autorët e dyshuar të vrasjes Donaldo Nelaj dhe Marialdo Nelaj vijojnë të jenë ende në arrati, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuzat “Vrasje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: