Chelsea fitoi ndaj Leeds, duke prerë kështu një biletë për në finalen e FA Cup. Takimi u vendos nga një gol i Enzo Fernandes, i realizuar në pjesën e parë.
Edhe Leeds provoi që të futej në lojë, krijoi disa raste sporadike, por vetëm kaq, pasi nuk mundi dot të bënte diçka. Në pjesën e dytë, mjaftoi menaxhimi i rezultatit, për të shkuar kështu në finale, aty ku përballë do të jetë Manchester City, me 16 maj në “Wembley”.
Blutë e Londrës do synojnë trofeun, por asgjë nuk do jetë e lehtë, pasi City ka treguar se nuk fal në finale të tilla.
