Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në hyrje të tunelit të Llogarasë, ku një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës.
Si pasojë e goditjes së fortë, mbrojtëset kanë depërtuar mes për mes mjetit, duke shkaktuar dëme të shumta.
I plagosuri është një 22 vjeçar, Endri Cenodemaj i cili dyshohet se humbi kontrollin e mjetit i cili u dërgua në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë.
