Ditën e sotme (28 prill), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Temperaturat pritet të jenë të larta ku vlerat e mesditës do të ngjiten deri në 27 gradë në vendet e ulëta dhe bregdet dhe 24-25 gradë në vendet malore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut. Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb