Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat turistike është goditur nga Policia në Dhërmi, ku një 36-vjeçar u kap në flagrancë.
Në pranga u vu shtetasi Eduard PirO, 36 vjeç, banues në Lushnjë. Ai u ndalua në Dhërmi, teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, Policia gjeti një sasi të dyshuar Cannabis Sativa, e ndarë në doza dhe gati për shitje.
Hetimet vijuan me kontrollin në banesën e tij në Drimadhë, ku u sekuestruan rreth 450 gramë Cannabis Sativa dhe një sasi Kokainë, gjithashtu të ndara në doza për treg.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, automjeti dhe celulari i 36-vjeçarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”.
