Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar një video me pamje shqetësuese nga Çermë Sektori, njësia administrative Tërbuf, Bashkia Divjakë, ku denoncon ndotjen e rëndë mjedisore në zonë. Në pamje shfaqen kanale të mbushura me fekale, mbetje urbane dhe inerte, shumë pranë banesave të banorëve.

Korreshi thekson se situata vijon prej më shumë se një viti pa asnjë ndërhyrje, ndërsa mungesa e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza ka kthyer zonën në një vatër ndotjeje dhe rreziku për shëndetin.
Korreshi akuzon institucionet vendore për neglizhencë dhe mungesë reagimi, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.

Video-denoncimi i plotë:

Kjo është rruga kryesore, që të kuptojmë ku jemi. Të çon në Çermë Sektor, njësia Administrative Tërbuf, Bashkia Divjakë. Urdhëro plehrat ku i ka lënë, sepse unë nuk konstatoj kosha, por meqë nuk konstatoj kosha po ju them dhe shiko, po afrohemi këtu. Po afrohemi, ajo që kemi denoncuar shumë herë, se vijnë nga lagjet fekalet. WC-t, tullat, beton, plehra, birrë, ça s’ka. Urdhëro! Urdhëro atje, breshka të ngordhura, se si dalin e kullojnë m*trat e gjithë fekalet e gjithë Çermë Sektorit. Shiko këtu. Era nuk, nuk di ta them. E patë se çfarë del këtu, se çfarë rri këtu? E patë? Mirë. Do të tregojmë dhe anën tjetër. Njëherë pa pastruar, pa gjë, po ja të tregojmë dhe lagjen më poshtë. Por shiko, urdhëro. Goma, plehra, fekale, qelbsira, kutërbim, gjithë. Pasaporta europiane duke filluar nga, nga kryetari i Bashkisë së Divjakës deri te delegumët, e çfarë kanë të gjithë për të lënë në këtë dergjeje. Nuk e di se çfarë të bëni ju për të thënë ato taksat se ku shkojnë. Kam qenë para 11 Majit, që në Prillin e kaluar, kam një vit që e kam denoncuar. Urdhëro, gjendja është akoma dhe më keq nga ç’ka qenë. Tani do ju tregoj dramën që ua kam treguar edhe më herët gjatë fushatës elektorale. Këtu jemi te kanali që rrethon dhe kutërbon të gjithë, po të gjithë Çermë Sektorin. Këtu derdhen gjithë fekalet, gjithë halet e Çermë Sektorit. Urdhëro si është situata. Domethënë, nuk po e tregoj erën, se këtu është zënë, po, shiko, nuk… frymë nuk ka shans. Janë shtëpitë e banimit ku i kemi. Shiko, hajde pak këtu. Shiko! Shiko çfarë kalon këtu. Shikoni, o njerëz. Shikoni Europa, a hyjmë kështu, do hyjmë kështu në Europë ne? Ku do vemi ne kështu në Europë, o burrë? Këtu është hale o vëlla. Halet ne i kemi në derë të shtëpisë. Shkojmë dhe te tjetri atje. Po këtu i kemi në derë të shtëpisë ne. Vazhdon haleja e gjithë fshatit. Shiko, nuk rrihet këtu. Nuk e di se si rrinë këto banorë. Se si munden, po këtu është, domethënë, a ka Ministri Shëndetësie, a ka higjienë, a ka dreq, a ka bir, a çfarë t’ju them unë ju për mënyrën se si është, këtu ka familje. Këtu ua kam thënë, derdhen të gjithë mbeturinat, gjithë fekalet, gjithë halet e të gjithë fshatit. Urdhëro shikoje situatën, pa pastruar, pa… Shiko shiko shiko kallamat, merri një çikë kallamat, të gjithë… Këtu ka familje dhe këtu nuk e di si jetohet, si mundet. T’i lëmë në këtë farë derexheje. Këta paguajnë të gjitha pra taksat e juaja. Këta do hyjnë në Europë njësoj si ju që rrini në Bllok. Këta do hyjnë në Europë. A hyhet dot në Europë me këtë lloj gjendjeje? Me këtë lloj skandali? Nuk hyhet dot në Europë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb