Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar përplasjet mes kreut të PS, Edi Rama dhe ish-ministes së Jashtme, Elisa Spiropali, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.

Berisha e quajti PS-në si parti e krimit, ndërsa tha se qeveria është kthyer në një mburojë të krimit, duke iu referuar akuzave të SPAK për korrupsion ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

 

Pyetje: Desha një koment për përplasjet e brendshme në PS, të cilat duken se janë thelluar më tepër duke marrë parasysh atë që ndodhi dje në grupin parlamentar ku Edi Rama ka kërcënuar deri me përjashtim Elisa Spiropalin për shkak të postimeve në rrjetet sociale dhe mospjesëmarrjen e saj në votime?
Sali Berisha: Ajo parti sot është më shumë se kurrë parti krimi. Ajo parti është lubizuar totalisht. Ajo parti sot është parti mburojë e krimeve monstruoze ndaj shqiptarëve, e vjedhjeve monstruoze që Edi Rama, organizata e tij kriminale qeveri dhe parlamentarët e tij i bëjnë fondeve dhe pasurisë publike. Ky është komenti.

Partia dhe qeveria janë lubizuar përfundimisht. Janë në grahmat e fundit të një regjimi që bën gjithçka për t’u mbajtur në këmbë, por që shqiptarët kanë vendosur ta hedhin poshtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb