Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pas sulmeve izraelite në Gaza. Mes viktimave raportohet se është edhe një fëmijë 9-vjeç. Sulmet në Gaza kanë vijuar pavarësisht  një armëpushimi të arritur në tetor të 2005.

Të paktën 800 palestinezë janë vrarë që kur armëpushimi hyri në fuqi, raportojnë mediat e huaja.

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Më shumë se 72,500 palestinezë janë vrarë që kur filloi lufta në Gaza në tetor 2023, shumica prej tyre civilë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb