Irani pritet të paraqesë një propozim për t’i dhënë fund luftës. Kjo vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump hodhi poshtë versionin e mëparshëm, thonë burime të përfshira në procesin e ndërmjetësimit, raporton nga rrjeti global CNN.

Të njëjtat burime raportojnë se ndërmjetësit në Pakistan po presin propozimin zyrtar iranian, ndërsa Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u kthye sot në Teheran pas vizitës së tij në Rusi, me qëllim që të zhvillojë konsultime me udhëheqjen iraniane.

Siç është vënë re, procesi i vendimmarrjes është i ngadaltë, pasi ka vështirësi në komunikimin me udhëheqësin suprem, vendndodhja e të cilit mbetet sekret.

Sipas të njëjtave burime, Trump e ka bërë të qartë se nuk e pranon propozimin fillestar iranian, i cili fillimisht parashikonte ndërprerjen e armiqësive dhe, në një fazë të dytë, zgjidhjen e çështjeve më komplekse të programit bërthamor të Teheranit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb