Një 16-vjeçar ka rrezikuar të mbytej në zonën e njohur si “Vaska e Marinës” në Shëngjin, por është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës.

Sipas informacioneve zyrtare, i mituri kishte rrëshqitur nga gurët e skalierës dhe, për shkak të problemeve shëndetësore, e kishte të vështirë të notonte, duke u gjendur në rrezik serioz për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore janë nisur me mjet lundrues drejt vendngjarjes.

Pas lokalizimit, efektivët i kanë dhënë ndihmën e parë 16-vjeçarit dhe më pas e kanë transportuar me mjet lundrues drejt bregut. I riu është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb