Një vajzë 5-vjeçare është dërguar për ndihmë mjekësore pas një incidenti në banesën e saj në Pogradec.

Sipas informacioneve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, lidhur me rastin e ndodhur më 28 prill 2026. E mitura është paraqitur në spital nga familjarët e saj.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve mësohet se vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige brenda banesës. Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Pogradecit, ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, e cila pritet të kryejë veprimet e mëtejshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb