Koordinatori për programin ekonomik në PD, Dorjan Teliti shprehet se kryedemokrati Sali Berisha duhet të rikonfirmohet në krye të partisë në zgjedhjet e 23 majit.
I ftuar në programin e drekës në News24, Teliti tha se vazhdimësia është gjëja më e mirë për PD-në me Berishën kryetar, por shtoi se strukturat e tjera drejtuese duhet të rifreskohen, duke përfshirë Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë.
Teliti propozon hapje të PD dhe vlerësim meritokratik në bazë të kontributit.
“Ajo që nevojitet është që trupa drejtuese, Këshilli Kombëtar, Kryesia, të jetë një gërshetim sa më i mirë i vlerave aktuale i atyre që kanë dhënë kontribute dhe kanë punuar, por edhe me vlera të shtuara nga shoqëria civile e elementë të rinj që kanë mundësi dhe hapësirë. Pra, për një përfaqësim sa më të gjerë të elektoratit shqiptar. Ekipi drejtues i PD duhet të ketë një përfaqësim më të mirë”, theksoi ai.
Dorjan Teliti: Në garë, lideri aktual i PD, Sali Berisha e ka shpallur që do të jetë. Nëse do të ketë garues të tjerë… Nëse do të ketë garë apo do të shihet në ditët në vijim. Në aspektin tim personal, nisur nga situata e politikës shqiptare, mendoj se vazhdimësia është gjëja më e mirë. është e qartë dhe e shkoqur. Për të mbatjur PD-në të bashkuar por edhe për ta bashkuar edhe më shumë, për të
përfshirë ata të djathtë, ata pak elementë, por që kanë nevojë të integrohen në PD. Gjëja më e mirë për PD është që edhe mandatin e ardhshëm të ketë një vazhdimësi. Por ajo që nevojitet është që trupa drejtuese, Këshilli Kombëtar, Kryesia, të jetë një gërshetim sa më i mirë i vlerave aktuale i atyre që kanë dhënë kontribute dhe kanë punuar, por edhe me vlera të shtuara nga shoqëria civile e elementë të rinj që kanë mundësi dhe hapësirë. Pra, për një përfaqësim sa më të gjerë të elektoratit shqiptar. Ekipi drejtues i PD duhet të ketë një përfaqësim më të mirë.
