Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se nuk do të heqin bllokadën detare ndaj Iranit pa pasur një marrëveshje bërthamore.

“Është më efektive sesa bombardimet”, tha ai, duke shtuar se ekonomia iraniane po “mbytet” .

Trump gjithashtu pretendoi se Teherani po kërkon urgjentisht një marrëveshje për të hequr bllokadën, ndërsa paralajmëroi për pasoja serioze për sektorin e energjisë së vendit.

Siç deklaroi ai, infrastruktura energjetike e Iranit mund të “shembet së shpejti” nëse nuk është e mundur të eksportohet naftë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb