Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme, e cila zgjati gati një orë e gjysmë. Në një reagim Kremlini është shprehur se biseda u përqendrua në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Iran dhe në luftën në Ukrainë.
Lidhur me Iranin, presidenti rus ofroi ide mbi programin bërthamor të Iranit dhe shprehu mbështetje për vendimin e Trump për të zgjatur armëpushimin me Iranin.
Megjithatë, presidenti rus i tha homologut të tij amerikan se parashikon “pasoja jashtëzakonisht katastrofike” nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përdorin përsëri veprime ushtarake në Lindjen e Mesme.
Nga ana e tij, sipas Kremlinit, Trump beson se një marrëveshje për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë është afër.
Nga ana tjetër, Putin gjithashtu propozoi një armëpushim në Ukrainë për Ditën e Fitores, më 9 maj.
