Pak para dëshmisë që do të japë sot në rolin e dëshmitarit në GJKKO për gjyqin e dosjes ‘Partizani’, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është ndalur në një prononcim për mediat. Ai tha se politikanët që shkojnë në SPAK duhet të mbështesin drejtësinë.

Balla shtoi se i qëndron kallëzimit të bërë ndaj Berishës për këtë çështje deri në fund.

“Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë. Mendoj unë, mendojnë gjithë shqiptarët, që në bankën e të akuzuarve gjendet një ish-kryeministër, një ish-president për korrupsion. A kanë bërë politikanët korrupsion në Shqipëri? Padyshim që kanë bërë korrupsion. Dhe ajo që thamë në vitin 2016, kur miratuam reformën në drejtësi, me votën e të gjithëve, edhe me votën e atij që gjendet në bankën e të akuzuarve, që do të vijë një ditë në Shqipëri kur politikanët do të gjenden në bankën e të akuzuarve për korrupsion. Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim te drejtësia dhe drejtësia është një institucion i cili po forcohet dita ditës. Ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet qtë mbështesin drejtësinë, të mbështesin punën e lavdërueshme të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, të cilët po të çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri. Në gjë është e sigurt se këtij kallëzim i qëndroj fjalë për fjalë. Një familjari i joti shkon dhe u premton se do u kthehet prona dhe ua merr atë me më lirë. Sot po flasim për korrupsion, dhe ai rasti tjetër nuk është i tillë. Patjetër që do të përgjigjem (Nëse dënohet për kallëzim të rremë)”, pohoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: