E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë ndryshe, që nga politika deri te marrëdhënia me Ilir Metën dhe paraqitja e ish-presidentit në seancën në gjyq e cila u komentua shumë pasi ishte edhe paraqitja e parë pas arrestimit.

Gjithashtu u ndal edhe tek paraqitja e Metës brenda në kafazin e qelqtë gjatë seancës, për të cilën e krahasoi me një ligj që mbahej një terrorist në Francës i cili kishte vrarë qindra persona.

“Pjesa më e madhe që merreshin me pamjen ishte edhe për të krijuar presion psikologjik, qoftë për kafazin është punë  e Ministrisë së Drejtësisë. Mendoj që mediat afër qeverisë e kanë pasur edhe si presion. Sa për Beqajn ka një keqkuptim, sepse tek gjyqi qe ka për sterilizimin duhet të ishte në tavolinë. Pra mendoj që çështjen e kafazit mbajnë një ligj të një terroristi në Francës që kishte vrarë 100 njerëz. Por duhet bërë edhe një analizë që ti që më akuzon dhe më fut në paraburgim, këta gjyqtarët do mbajnë një përgjegjësi, fut njerëzit në burg, shkatërroi jetën . Kush është përgjegjësia jote? Janë mbi 9 vendime të Gjykatës së Strasburgut, cila është përgjegjësia jote kur Strasburgu i rrëzon?”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: