Një moment tensioni u regjistrua në sallë gjatë punimeve të Kongresit të 76 të FIFA-s ku presidenti Gianni Infantino, tentoi të afrojë delegatët e Izraelit dhe Palestinës në një shtrëngim simbolik duarsh.

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, refuzoi të qëndronte përkrah zëvendëspresidentit të Federatës së Futbollit të Izraelit, duke mos marrë pjesë në gjestin e kërkuar nga Infantino në skenë.

Pas incidentit, Infantino deklaroi se FIFA do të vazhdojë të promovojë dialog dhe bashkëpunim në futboll, duke theksuar rëndësinë e dhënies së shpresës për të rinjtë, pavarësisht situatave të ndërlikuara politike.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Federatës Palestineze të Futbollit, në një prononcim për Reuters, e lidhën refuzimin me situatën e konfliktit dhe qëndrimet e tyre politike.

Infantino shfrytëzoi gjithashtu kongresin për të bërë të ditur se do të kërkojë rizgjedhjen në vitin e ardhshëm, në zgjedhjet që pritet të mbahen në Rabat, ku ai konsiderohet favorit për një mandat të ri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb